
Shemsi Prençi, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës me Euroatlantikët, duke folur në ‘Të Pashoq’ për pajisjet përgjuese që janë instaluar nga Qeveria, tha se tashmë nuk ka nevojë të të përgjojë SPAK, por të përgjon Qeveria.
Prençi tha se në Shqipëri po instalohen regjime dhe është kopjuar modeli i Turqisë dhe Serbisë.
“Janë futur në përgjim të gjithë shqiptarët. Institucionet nën varësi të Kryeministrit po bëjnë përgjime përtej ligjit, pra po cënohen të drejtat e çdo qytetari, kemi humbur privatësinë”, tha Prençi.
Ai tha se Kryeministri deklarohej se do na shihte nga lart me ato satelitët edhe kur mbillnin patate, por e kuptoi se me këtë model nuk mund të mbante nën kontroll shqiptarët, dhe tashmë kemi përgjimet masive.
Prençi tha se kemi të njëjtin model si në kohën e Enver Hoxhës, me dallimin e vetëm se përgjimi bëhet me pajisje moderne dhe jo si në atë kohë, kur spiuni mund të ishte edhe një pjesëtar i familjes.
Lini një Përgjigje