TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 18:56

Ndryshime në qeverinë “Rama”, shkarkohen dy zëvendësministre!

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshime në qeverinë “Rama”, shkarkohen dy

Ditën e sotme janë bërë dy ndryshime në qeveri. Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre.

Aktualisht mësohet se janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit Vilma Bello dhe Almira Xhembulla, të cilat janë zëvendësuar nga Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj, i cili mbante më herët detyrën , "Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit"

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e  Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit të këtij dikasteri Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vend të tij është emëruar Blerta Rama.

Në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme është emëruar Silda Çepe. Dy emërimet e reja në Ministrinë e Jashtme zëvendësojnë Besar Kadinë dhe Artemis Malon të cilët janë emëruar më herët ambasadorë njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Lini një Përgjigje