
Zgjedhja e emrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është shoqëruar si rrallë herë me shumë debate, akuza dhe polemika. Megjithatë, kjo e mërkurë është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ditës së sotme do të kemi listën e plotë të kandidatëve të cilët do të kalojnë në disa filtra para se të zgjidhen. Pas mbylljes së kësaj faze i gjithë proces është në dorë të komisionit të vlerësimit i cili ka 10 ditë afat për të vlerësuar kandidaturat.
Pasi vlerësimit nga komisioni emrat me performacën më të lartë do t’i paraqiten ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.
Ndërkohë aktualisht kemi dijeni vetëm për disa prej emrave të cilët kanë aplikuar për këtë post dhe ata janë: Ardian Çipa, Shemsi Prençi, Pëllumb Seferi, Altin Mena, Rebani Jaupi, Neritan Nallbati, Lutfi Minxhozi, Gentjan Shehaj, Adriatik Tafçiu, Ilir Proda, Idajet Faskaj.
Lini një Përgjigje