TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 14:57

Rritja e pensioneve, Kreu i Sigurimeve Shoqërore zbulon sa do të përfitojë çdo kategori

Shkruar nga Pamfleti

Rritja e pensioneve, Kreu i Sigurimeve Shoqërore zbulon sa do të

Në mbledhjen e sotme të këshillit të ministrave, qeveria vendosi indeksimin e pensioneve nga data 1 tetor e këtij viti, në masën 4.1 përqind. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se nga data 1 tetor të gjithë pensionistët do të marrin pensionet e tyre të shtuara, pasi gjithçka kryhet tashmë në mënyrë të digjitalizuar.

“Indeksimi është një detyrim ligjor që pensionet të indeksohen një herë në vit. Janë rreth 721 mijë pensionistë përfitues dhe rreth 68 mijë trajtime të veçanta, si ish-ushtarak, ish-minator etj. Rritja për secilën kategori varet nga masa e pensionit, kanë patur histori të ndryshme, moshë dalje në pension të ndryshme, apo i kanë kapur ligje të ndryshme. Pensioni minimal aktualisht është 17 888 lekë maksimali shkon dyfish, pensioni social shkon në 97 100.

Shpërndarja do të kryhet përmes bankave të nivelit të dytë dhe postës, po rritet numri i pensionistëve që kërkojnë pensionet në bankë. Nuk i detyrojmë ta tërheqin në bankë, mund t’i tërheqin në postë, t’ua cojë posta në shtëpi, apo në bankë.

Pensionistët e rinj, ata urban kryesisht e kërkojnë ta marrin pensionin në bankë. Ne kemi bërë marrëveshjet, llogaritë për tërheqjen e pensioneve në bankë nuk mbahen komision, është marrëveshje e kryer me bankat dhe institucionit. Pensionisti e merr pensionin neto nga banka. Pensionet tashmë i kemi të gjithë të dixhitalizuar, pagesat i kryejmë përmes sistemeve elektronike, edhe indeksimi kryhet automatik, më 1 tetor gjithçka do të jetë gati. Pensionistët do të marrin pensione të rritura më 1 tetor, nuk ka asnjë problem, pasi procesi kryhet në punë orësh, dhe jo më manualisht”, u shpreh Hado për “Abc News”.

Sa i përket periudhës së indeksimit të pensioneve, Hado u shpreh se nga viti i ardhshëm do të shihet mundësia e përafrimit të saj, duke mos e lënë atë për fundvit.

“Detyrimi ligjor është të bëhet një herë në vit. Si datë kemi patur çdo vit më 1 korrik për indeksimin e pensioneve, në atë kohë rritej edhe paga minimale në shkallë vendi. Paga për punësim është edhe për sigurimet shoqërore, për shkak të krizës së çmimeve në 2022 bëmë dy indeksime. Edhe në 2022 e bëmë indeksimin në prill dhe më vonë për shkak të rritjes së çmimeve bëmë një indeksim të dytë më 1 tetor dhe kështu mbeti data 1 tetor. Vitin e ardhshëm do shohim mundësinë ta afrojmë”, shtoi Hado.

Lini një Përgjigje