TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 14:41

"Dosja Partizani do të jetë e hapur edhe për 3 vite”, Spahiu: Nëse Berisha dënohet me burg, konvertohet arresti shtëpiak

Shkruar nga Pamfleti

"Dosja Partizani do të jetë e hapur edhe për 3 vite”,

Juristi Kreshik Spahiu i ka dhënë përgjigje pikëpyetjes që ngrihet se sa mund të zgjasë procesi gjyqësor ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili zyrtarisht është marrë i pandehur për aferën Partizani. Spahiu thotë se sipas tij procesi nuk do të jetë mbyllur deri në vitin 2027.

“Duhet të kemi parasysh që ky është proces penal ligjor i gjatë që do të thotë se ende dosja nuk ka shkuar në gjykatë. Nëse do t’i referohemi standardit, në gjykimin e shkallës së parë dhe deri tek Apeli, kjo çështje do të zgjasë gati 2 vjet. Nuk besoj se përpara 2027 të kemi një vendim. Do kemi disa muaj të tjerë për procesin gjyqësor. Është një çështje e cila duhet marrë gradualisht dhe kjo as nuk e zbeh as nuk e forcon. Ky nuk është një realitet që ndodh vetëm me çështjen Berisha. Po mendoj për 21 Janarin”, tha Spahiu për Report Tv.

Spahiu tha për Report Tv se koha që ish-kryeministri Sali Berisha ka kaluar në masën arrest shtëpie do të përllogariten si vite burg nëse kreu i PD-së merr dënim nga gjykata

“Duhet të kemi parasysh që jo rastësisht është lënë Arresti shtëpiak. Ka dy skenar nga gjykata, skenari i parë është pafajësia dhe në rastin tjetër është fajësia. Në rastin e dënimin pra të dënohet fajtor. Vitet e arrestit shtëpiak llogariten si vite burgu. Po mundohem që në optikën time të tregoj se çfarë do të ndodh pas 3 vjetësh me këtë çështje që njerëzit mos të çuditen.  Nuk përjashtohet që të ketë akuza të tjera apo çështje të tjera”,u shpreh ai.

Lini një Përgjigje