Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar dosjen për aferën Partizani. Spahiu thumboi Berishën me ironi duke thënë se një lider opozite nuk mund të ndërtoj 18 pallate.
Spahiu thotë se opozitës i ka rënë karta morale kur një nga ‘kauzat’ e tyre është kundër ndërtimit të kullave në Tiranë.
“Gjatë këtij regjimi politik Berisha ka ndërtuar 18 pallate. Por në një kohë kur akuzohet Rama dhe betonizimi i qytetit dhe kjo është kauza e tyre a mund të qëndrojë kjo. Kur vetë lideri ka qenë pjesë e kësaj që akuzon, bie karta morale. Çdo militant e di tani që Berisha nuk është i varfër, pra ai njeriu me një apartament por tani të gjithë ai i ka një familje të pasur, që ndërton kulla. Nga një tokë 2 mijë metra ndërton 18 pallate”, tha Spahiu në Report Tv.
Lini një Përgjigje