TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 14:47

“Familjar dhe i rregullt”, reagon miku i ngushtë i Gert Bogdanit: Humbje e madhe!

Shkruar nga Pamfleti

“Familjar dhe i rregullt”, reagon miku i ngushtë i Gert

Lisandër Hoxha, një prej miqve të shumtë të Gert Bogdanit, ka reaguar, për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat.

Hoxha tha se ndihet i shokuar për humbjen e mikut të tij në një moshë kaq të re. Ai vlerësoi maksimalisht figurën e Gert Bogdanit si qytetar dhe si politikan dhe shprehu ngushëllimet për miqtë dhe familjarët e ish-deputetit.

“Jemi të shokuar, kemi humbur, një mik dhe një shok, një djalë të mrekullueshëm dhe jam sinqerisht pa fjalë. Një njeri i mirë, i cili i dha shumë Forumit të PD kur ishte kryetar, si dhe parlamentit kur ishte deputet. Unë si Lisandër kam pasur shumë shoqëri me të dhe ndihem shumë i tronditur. Gerti Bogdani ka qenë një njeri shumë i rregullt, bënte një jetë të rregullt, familjar dhe ndaj ne të gjithë si miq jemi të shokuar. I shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe të afërmve. Sikur të kishte pasur Shqipëria më shumë djem si Gerti, ndryshe do të ishte Shqipëria”, tha Hoxha për "Euronews".

Lini një Përgjigje