
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani
Ai i ka shprehur ngushëllime familjes, teksa ka vlerësuar lart figurën e ish-deputetit, i cili u nda nga kjo botë në një moshë fare të re.
“Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE”, shkruan Begaj.
Lini një Përgjigje