
Seanca e Kuvendit e planifikuar për ditën e nesërme është shtyrë për të premten për shkak të ndarjes së papritur nga jeta të ish-deputetit Gert Bogdani.
Grupi Parlamentar i PD, në koordinim me Kryetaren e Kuvendit, dhe me miratimin e familjes, pritet të organizojnë ceremoni shtetërore për përcjelljen në banesën e fundit të ish deputetit Gert Bogdani.
"Të nderuar kolegë, Ju njoftojmë se Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë zhvillimin e homazheve në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, nesër, ditën e enjte, ora 10:00-12:00, në sallën e seancave plenare. Faleminderit!", njofton Kuvendi.
Kujtojmë se ish deputeti i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë ndërroi jetë mesditën e sotme për shkak të një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së bëjnë me dije se 44-vjeçari ka mbërritur në spital pa shenja jete.
Ndërkohë, Policia e Tiranës në një njoftim për mediat deklaroi se Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e hoteli Rogner në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Tiranë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Lini një Përgjigje