TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 15:45

Dhimbje për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, miq, kolegë dhe politikanë shprehin ngushëllime

Shkruar nga Pamfleti
Dhimbje për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, miq, kolegë dhe
Gerti Bogdani

Personalitete të politikës kanë reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të ish-deputeti të Partisë Demokratike Gerti Bogdani. Miq, kolegë dhe politikanë kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje të madhe. 

Bogdani u nda nga jeta mesditën e sotme, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, ndërsa ka shfaqur shqetësime.

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për vdekjen e parakohshme të ish-deputetit demokrat. Ndërsa deputeti Ervin Salianji e ka quajtur “të pabesueshëm” lajmin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit Gerti Bogdani.

Ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe miqve, shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta e Gert Bogdanit ishte shokuese.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu shpreh gjithashtu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar e pikëlluar për ikjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit. Ajo tregon takimin e fundit me politikanin demokrat.

Deputetja e PS Klotilda Bushka, Jozefina Topalli, pedagogia Nora Malaj, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deputetja e PD Oriola Pampuri kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 44-vjeçare të ish-deputeti të PD.

Bajram Begaj: Hidhërim për ikjen e beftë nga jeta të Gerti Bogdanit. Ngushëllime familjes së tij, bashkëshortes, të afërme, miqve dhe kolegëve! Gerti Bogdani, i angazhuar që në rininë e tij në jetën publike të vendit, promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit, kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.

Ervin Salianji: E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert!

Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti!

Eduart Halimi: Lajmi për ndarjen nga jeta të Gerd Bogdanit ishte shokues. Është e pabesueshme që një njeri aq energjik, plot jetë dhe pasion, është larguar nga kjo botë kaq herët. Gerdin do ta kujtojmë gjithmonë për mençurinë, përkushtimin dhe dashurinë e tij për vendin, por mbi të gjitha, për zemrën e tij të madhe dhe shpirtin e pastër. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por për të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve. U prehsh në paqe, Gerd!

Ogerta Manastirliu: Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gerti Bogdanit. Zoti i dhëntë forcë familjes së Gertit, për të përballuar këtë dhimbje të madhe! U prehtë në paqe!

Jozefina Topalli: Heren e fundit e kam takuar Gertin afer shtepise sime. E dallova menjehere nga larg. Ai po ecte drejt meje me buzeqeshjen e tij gjithe miresi. U perqafuam. Me pyeti me zerin e tij te bute e perseri me buzeqeshje, per familjen; me foli per femijet e tij me dashurine e krenarine e nje babai te ri, e pastaj per zhvillimet e kohes…

Gerti hyn nder djemte, qe percillte vetem pozitivitet. Ai ishte model i brezit te ri. Model per politiken, model per familjen, model si individ! I fisshem, i hijshem, i mencur e gjithe pozitivitet. Nje djale i shkolluar shume mire e mbi te gjitha me edukate te vecante.

Si deputet ka qene po aq i njerezishem, korrekt, bashkepunues dhe paqesor. Gertin e kane dashur te gjithe. Nuk dua ta besoj se ai nuk ia doli. Mendoj per prinderit e tij, per femijet, per Edliren… Jam krejt e shokuar… Ngushellime familjes Bogdani.

Taulant Balla: Nuk i gjej dot fjalët t’i shpreh ngushëllimet bashkëshortes Edlirës dhe familjes Bogdani për ndarjen nga jeta të Gertit. U prehtë në paqe!

Nora Malaj: Gerti sot me ke lene pa tekst! Nuk mund as ta shkruaj e jo ta them lajmin e kobshem qe na perpiu si rrufeja ne qiell te paster per ikjen e befte tenden nga ne vdekataret, per te shkuar ne Parajse vetetimthi, duke na kujtuar qe jeten dhe vdekjen nje hap e ndan.

E di qe nje dite te gjithe do ikim, por jo keshtu … Dhimbje deri ne dermim per prinderit, Edliren, Albin, femijet e ne te gjithe te dashurit e tu miqte e shokët.Nje lajme qe as ne endrren me te keqe nuk do ta besoja…

Te deshem e te duam shume o njeri i mire qe sot pabesisht ike e na le … Me dhemb ikja jote pa kthim … nuk te them dot lamtumirë …

Klotilda Bushka: Hidhërim i thellë për ikjen tënde të parakohshme Gert! Pusho në paqe! Ngushëlime Edlirës, fëmijëve dhe prindërve të Gertit!

Oriola Pampuri: Ky është një lajm tronditës. Me Gertin kemi dy ditë që jemi takuar, jetojmë në një lagje. Jemi të dy nga Tirana, kur kam qenë kandidate për herë të parë më 2017, kam qenë në garë në zonën ku jetojnë prindërit e Gerti Bogdanit.

Gerti është ndër ata çuna, që dy fjalë janë pak për ta përshkruar. Kjo ishte ikje e padrejtë dhe jam e shokuar nga lajmi i trishtë që kam dëgjuar. Gerti dhe familja e tij ishin njerëz të mrekullueshëm.

Lini një Përgjigje