TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2024, 18:08

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja: Humbje e parakohshme e babait të fëmijëve të mi

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja: Humbje e

Bashkëshortja e ish-deputetit të Partisë Demokratike Gerti Bogdani, Edlira Çepani ka reaguar për ndarjen nga jeta të të shoqit.

Gerti Bogdani ndërroi jetë mesditën e sotme në moshën 44-vjeçare për shkak të një arresti kardiak.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, Çepani njofton humbjen e parakohshme të bashkëshortit dhe babait të fëmijëve të saj ndërsa shkruan se ceremoria e lamtumirës do të bëhet ditën e nesërme në Sallën e Seancave Plenare në Kuvend.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vëllait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shprehet Çepani.

Ndarja nga jeta e Gerti Bogdanit, reagon bashkëshortja: Humbje e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike pësoi arrest kardiak ndërsa ishte duke pirë kafe në ambientet e hotel "Rogner" në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.

Të shumtë ishin politikanët që kanë shprehur mesazhe ngushëllimi për largimin e tij të papritur nga jeta. Kolegët opozitarë janë shprehur të tronditur nga ikja e parakohshme.

Lini një Përgjigje