TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 12:34

Moti i keq/ Përmirësohet situata nga përmbytjet, banorët presin komisionet për të vlerësuar dëmet

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq/ Përmirësohet situata nga përmbytjet, banorët
Dalja e lumit Vjosa pranë Urës së Mifolit.

Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga një mot me reshje të shumta shiu, çka ka shkaktuar përmbytje në disa qarqe të vendit.

Ditën e sotme në lumi Vjosa pranë Urës së Mifolit, është paraqet rrezik përmyjet, pasi niveli i ujit është ulur në 6.8 metra mbi nivelin e detit.

Moti i keq/ Përmirësohet situata nga përmbytjet, banorët

Ndërkohë, prurjet vijojnë të mbeten të larta nga zonat e Gjirokastrës dhe Përmetit, çka po ndikon drejtpërdrejt në rritjen e mëtejshme të nivelit të lumit.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të respektojnë udhëzimet e strukturave të emergjencës.

Moti i keq/ Përmirësohet situata nga përmbytjet, banorët

Ndërkohë përmbytjet në Ferras të Fierit vijojnë edhe sot ku ka dëme të rënda në banesa, toka bujqësore dhe shpendë të mbytura.

Banorët e fshatit Ferras vazhdojnë të përballen edhe sot me praninë e ujit në banesat e tyre, pavarësisht ndërhyrjes së djeshme nga punonjësit e bashkisë, të cilët punuan me pompa për të larguar ujin nga shtëpitë e përmbytura.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, një pjesë e konsiderueshme e banesave janë gjetur sërish nën ujë. Dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Banorët raportojnë humbje të konsiderueshme jo vetëm në orendi dhe pajisje shtëpiake. Janë shënuar raste të ngordhjes së  shpendëve, ku sipas tyre, në disa familje kanë humbur nga 5 deri në 10 kokë si dhe 20 apo më shumë pula, shumë prej të cilave ende ndodhen në ujë.

Sipas banorëve, kjo përmbytje konsiderohet më e rëndë se ato të viteve të kaluara. Ata kujtojnë se në përmbytjet e mëparshme kanë përfituar dëmshpërblime nga shteti, disa më pak e disa më shumë, por gjithsesi kanë marrë kompensim për dëmet e shkaktuara.

Komisionet përkatëse sipas tyre ende kanë dalë në terren, për të verifikuar dëmet dhe për te bërë vlerësimet paraprake. Megjithatë, banorët shprehen se aktualisht ndodhen në pritje, pa një informacion të qartë se sa do të jetë masa e dëmshpërblimit që do të përfitojë çdo familje.

Ata kërkojnë ndërhyrje më të shpejtë dhe mbështetje konkrete nga shteti, pasi situata mbetet e rëndë dhe jetesa e përditshme në këto kushte është bërë thuajse e pamundur.

moti i keq

Lini një Përgjigje