TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 11:47

Rrëshqitja e tokës në dy fshatra në Selenicë izolon banorët, kërkohet ndërhyrje urgjente e institucioneve

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitja e tokës në dy fshatra në Selenicë izolon
Rrezik nga rrëshqitja e tokës në Bashaj dhe Matogjin

Situata në fshatin Bashaj dhe Matogjin të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike edhe këtë të shtunë, pasi rrëshqitjet e dheut nga masivi i malit kanë vazhduar, duke bllokuar plotësisht banorët.

Si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme, rruga që lidh fshatin me zonat e tjera është bllokuar plotësisht, duke izoluar totalisht banorët.

Lëvizja është e pamundur, ndërsa banorët përballen me vështirësi të mëdha për furnizim me ushqime, shërbime shëndetësore dhe ndihmë emergjente.

Rrëshqitja e tokës në dy fshatra në Selenicë izolon

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit të dheut, pasi rreziku mbetet i pranishëm dhe situata mund të përkeqësohet nëse kushtet e motit vijojnë të jenë të pafavorshme. 

rrezik nga rrëshqitja e tokës në bashaj dhe matogjin

Lini një Përgjigje