
Zonat malore të qarkut Shkodër janë përfshirë nga reshje të dendura dëbore, me trashësi që varion nga 1 deri në 1.5 metra në Qafën e Thorës dhe në drejtim të Vermoshit. Edhe aktualisht reshjet vijojnë me intensitet të lartë.
Që prej orës 06:30 të mëngjesit, reshjet intensive të borës kanë përfshirë segmentin Gropat e Selcës–Dogana Vermosh, pjesë e aksit Hani i Hotit–Dogana Vermosh, në lartësi mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
Në këtë segment, janë angazhuar 4 mjete borëpastruese për të mbajtur rrugën të hapur. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qarkullojnë vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë, për shkak të kushteve të vështira atmosferike.
Lini një Përgjigje