
Durrësi ishte një nga zonat më të prekura nga përmbytjet që paralizuan vendin. Kryebashkiakja Emirjana Sako, ka reaguar duke hequr përgjegjësinë nga vetja, teksa thotë se të dy hidorvorët janë në punë.
Sipas saj, nëse hidorvorët nuk do kishin qenë në punë, situata e këtyre ditëve do kishte qenë edhe më e vështirë.
“Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale”, shkruan Sako.
Lini një Përgjigje