TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 08:05

"21 Janari"/ Ish-prokurori Karanxha: Serveri fiksoi momentin e vrasjes, Ina Rama bashkëpunëtore e SHISH

Shkruar nga Pamfleti

"21 Janari"/ Ish-prokurori Karanxha: Serveri fiksoi momentin e

Ish-prokurori Ervin Karanxha ka folur lidhur me “21 Janarin”. Ai u shpreh se serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes dhe se çështja është në hetim, ndërsa pritet rikuperimi i të dhënave përmes pajisjeve të gjurmimit.

Sipas tij, është bërë publike një listë e bashkëpunëtorëve të SHISH-it nga avokati Arben Llangozi, ku pretendohet se figuron edhe emri i Ina Ramës, me gjeneralitete të plota.

Karanxha theksoi se, nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta, rasti është shumë i rëndë dhe SHISH duhet të reagojë.

“Ne presim që, me zhvillimin e pajisjeve të gjurmuesve, serveri të rikuperohet nëse mund të ketë ndonjë të dhënë. Serveri ka fiksuar momentin e ngjarjes, sepse ka filmuar çastin kur është goditur. Çështja është në hetim.

Kemi një avokat, Arben Llangozin, i cili bëri publike listën e bashkëpunëtorëve të SHISH-it dhe njëri prej tyre ishte emri i Ina Ramës. Doli lista me gjeneralitetet, ku Ina Rama del si bashkëpunëtore e SHISH-it. Duhet parë dosja operative, sepse nëse është e vërtetë, është shumë e rëndë.

Duhet të dokumentohet çdo moment. Nëse je bashkëpunëtor, duhet të raportosh. Informacionet në përgjithësi janë të shkruara. Kjo është një e dhënë publike dhe SHISH duhet të reagojë. Është fotoja e saj, data e lindjes, pra ka gjeneralitete. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur në vitin 2022 nga hakerimet e kryera nga hakerat iranianë”, u shpreh ai për “Abc News”.

Lini një Përgjigje