Eksperti Genc Juka, në një analizë të shkurtë të situatës së krijuar ditët e fundit në Durrës, shpjegoi pse qyteti bregdetar ka shpesh probleme me përmbytjet.
Ai tha se problemi në Durrës, qëndron te fakti se uji tërhiqet shumë ngadalë. Sipas tij, kjo vjen si rezultat i mungesësë së një sistemi administrimi për kanalet kulluese, mungesa e një enti që analizon ndërhyrjet e nevojshme në sistemet kulluese dhe mungesa e kapaciteteve dhe makinerive nga ana e Bashkisë për të mirëmbajtur rrjetin e kanalizimeve gjatë gjithë vitit.
“Në Durrës tani është problem që uji tërhiqet shumë ngadalë. Po të kesh një sistem të miradministruar, uji tërhiqet menjëherë. Mangësitë në profesionalizëm sjellin këto gjëra. Për shembull, nuk mundet që Bordi i Kullimit, që është ent, nuk pranon ndërhyrje në profilin e tij me tendera. Nuk bëhet me tendera mirëmbajtja. E dyta, duhet një ent siç ka qenë dikur Instituti që gjykonte çdo ndërhyrje që bëhej. Ishte gabim që u hoqën institutet. Në Amerikë ka një Ent Kombëtar Kullimi, që është i atashuar te Departamenti i Mbrojtjes. Nuk po them që të atashohet aty, por të bëhet ent nacional që të ketë arkiva. Durrësi kam bindjen se nuk ka arkiva të projekteve se si kanë qenë.
Në Durrës, në fillim të viteve ’90 punonin 25 eksavatorë për të hequr dherat që bllokonin kanalet kulluese. Po sot, sa eskavatorë ka Bashkia? Mendoj se duhet të jenë 3-4, jo më shumë. Sot në Durrës, në zonën e ish-Kënetës ka banesa dhe biznese, që bëjnë ndërhyrje nëpër kanale të dyta a të treta, duke bllokuar kanalet. Duhet enti që të japë aprovimin për të bërë ndërhyrje të tilla. Në lidhje me hidrovorin, kush e bëri projektin? Kush e aprovoi projektin? Ka ndonjë byro? Duhet të jetë një institucion për këtë punë”, deklaroi Juka në studion e “ÇdoKënd”, në AC2NN.
o njeri ekspert, ke shkuar ndonjehere te shikosh lagjet ne ishkeneten e vjeter? ti flet per kanalet e dyta dhe te treta sikur eshte akoma toke bujqesore per shkripezim. po qe aty jane te vensosura familje te ardhura nga kukesi, Tropoja dhe Hasi, tokat e te cileve jane permbytur nga hidrocentralet e di. Po qe banesat jane vendosur sipas nje plani rregulles me planimetri e rilevim, ku cdo familje ka marre parcelat e planifikuara nga Vendimi Km 306/94. problemi qendron se kanalet anesore te rrugeve nuk jane pastruar dhe niveli i tokes eshte nen nivelin e detit dhe ujrat nuk terhiqen. hidrovori i Porto Romanos pervec problemeve te vjetr i janeshtruar edhe te reja. punimet e mbushjes se siperfaqeve per te krijuar sheshin e kargos te portit te ri, dherat jane marre nga rryma dhe kane mbushur akoma shtratin e kanalit deri tek vepra e marrjes, stacioni i motorpompave, u tha qe do te zhvendosej dhe nuk i eshte bere asnje riparm. rruga e re ne pjesen e poshtme, pjese e koridorfit VIII ka bere ngritje te nivelit te tokes dhe shumica e dherave ka shkuar tek kanali hidrovorit. po Durresi nuk ka problem vetem lagjet e ishkenetes. ka vite qe ndertimi i pallateve me dhjetra kate ka krijuar probleme me kanale e ujrave te bardha, te pa rikonstruktuara nder vite. jepen vetem leja ndertimi po qyteti nuk ka Katakombet per terheqjen e ujrave. ndonje dite do vije katastrofa se gjithe kodra tek Vila e Mbretit Zog do rreshqasi e do marri perpara gjithe ndertesat ne Currilat. eshte koder qe vazhdimisht rreshqet. ka nje raport ne bashkine e Durresit qe eshte derguar nga Drejtoria e Situatyave te Jashtezakoneshme ne bashkepunim me dy ekspertet me te mire tane te Institutit Sizmik ne 15 nendor 1999, Prof. Sulstarova dhe Prof. Kociu. ku vecanerisht theksohet. Te mos jepeshin leje ndertimi per ndertesa mbi 3kate ne koder, te sistemoheshin ujrat qe furnizoeshin banesat e ndertuara ne koder ishin me tuba plastike ajrore, ku vende vende ishin te cara dhe krijonin rryma uji qe gerryente token, te mos lejohej hedhja e plehrave e inerteve ne hspatin e kodres se kodra ishte e rreshqiteshme. u be nje demostrim i thjeshte nga Profesoret. moren disa copa xhami dhe i ngjiten me allci ne murin mbajtes te sheshit te viles se Zogut, pas 24 oresh xhamat kishin pesuar plasaritje, aqe tregonte qe kodra duke patur ujra nentokesore dhe toke kryesisht argjilore ranore ishte ne levizje. Po kush pyeti bahkiaket dhane leje per 11 katshe ne ate koder hapen themele me kate nentoke e nxihmuan ne prishjen e qendrueshmerise te strukturave nentokesore dhe sot kodra vetem rreshqet, para 5 viteve rreshqitja mori perpara dy banesa tek Currilat dhe i coi ne det duke bllokuar dhe rrugen e Currilave. Dihet qe Durresi ka nje terren sizmiologjik te larte, kemi nje Durres te vjeter te permbytur ne det, nderkohe ngreme 40-50m larg bregut pallate 25 kate. Cmenduria shqiptare, te cmendur jovetem ndertuesit por edhe qytetaret qe blene ato apartamente. Gjushit i bene fresk, ai ka pallate tek Vollga nga 20, e 25 kate buze detit, jo po pati probleme nga termeti me lejen e nje pallati 10 katsh. Bashkia e Durresit duhet te ngreje strukture emergjence, por edhe nje drejtori qe e detyron ligji "Per Mbrojtjen Civile" se ka te plote ple te ngreje forca e mjete operacionale, strukture te posacme, qe te punoje gjithe vitin, ne vere per dimrin e ne dimer per zjarret e veres.