E pyetur në lidhje me misionin e saj të fundit në Shqipëri dhe Kosovë për të shqyrtuar mundësinë e marrjes me qira të hapësirave të burgjeve për të strehuar migrantët e parregullt të dënuar për krime në Belgjikë, Van Bossuyt tha se “po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimit. Kjo është një nga mundësitë që po shqyrtojmë së bashku me ministrinë e Drejtësisë.”
Belgjika po kërkon hapësira për të strehuar të burgosurit e huaj, që popullojnë burgjet belge, në vende të treta. Por jo vetëm, edhe për emigrantët që i refuzohet qëndrimi në Belgjikë dhe duket se këtu i vjen në ndihmë edhe marrëveshjen e BE-së, që u lejon vendeve anëtare të arrijnë marrëveshje me shtete të treta.
Dhe në radarin e qeverisë belge janë dy shtete: Shqipëria dhe Kosova. Synimi është që të huajt që po vuajnë dënimet në burgjet e Belgjikës të transferohen në vende të tjera, qoftë edhe duke marrë me qira hapësira në këto shtete.
Nuk dihet nëse Kryeministri Edi Rama do të pranojë këtë skemë, ndonëse publikisht ka refuzuar një propozim nga Qeveria Starmer e Mbretërisë së Bashkuar, apo nga Gjermania, e cila më parë ka qenë e interesuar për krijimin e hapësirave në vende të treta, për strehimin e emigrantëve.
Duket se qeveria belge po mendon një skemë të ngjashme me atë të Giorgia Melonit, e cila në marrëveshje me Edi Ramën, ngriti në Shqipëri kampet e refugjatëve, ku akomodohen ata që iu refuzohet e drejta e azilit dhe që duhet të kthehen në vendet e origjinës.
Skena e Qeverisë belge është bërë e ditur nga ministrja për Azilin dhe Migracionin, Anneleen Van Bossuyt, gjatë emisionit “12 Minutes With”, në Euronews.
E pyetur në lidhje me misionin e saj të fundit në Shqipëri dhe Kosovë për të shqyrtuar mundësinë e marrjes me qira të hapësirave të burgjeve për të strehuar migrantët e parregullt të dënuar për krime në Belgjikë, Van Bossuyt tha se “po shqyrtojmë çdo zgjidhje të mundshme për të rritur shkallën e kthimit. Kjo është një nga mundësitë që po shqyrtojmë së bashku me ministrinë e Drejtësisë.”
Ajo shpjegoi se bisedimet me Shqipërinë synojnë strehimin e shtetasve shqiptarë që mbahen aktualisht në burgjet belge, ndërsa në Kosovë, qeveria e saj po kërkon të strehojë “njerëzit që qëndrojnë ilegalisht në Belgjikë, por në burgjet tona”, pavarësisht nga kombësia e tyre.
Me shumë gjasë skema e Belgjikës për të sjellë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet belge, do të pranohet, referuar praktikave të deritanishme, me shtete të tjera.
Qeveria daneze tashmë po e provon një plan të tillë, duke i dërguar të huajt e urdhëruar të largohen nga vendi për të përfunduar dënimet e tyre në Kosovë, nga ku pritet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ballkani Perëndimor është shfaqur si një lloj terreni eksplorimi për atë që BE-ja po e përshkruan si zgjidhje “inovative” për migracionin, me Italinë që hapi qendrat e para të ndalimit të migrantëve në tokën shqiptare vitin e kaluar. Megjithatë, qendrat janë përballur me sfida të shumta ligjore dhe kritika për të drejtat e njeriut.
Van Bossuyt shprehu gjithashtu gatishmëri për të eksploruar partneritete përtej Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi qenë atje (në Shqipëri dhe Kosovë), kemi folur me ministrat përgjegjës, por ndoshta në të ardhmen do të ketë edhe mundësi ose vende të tjera. Por është e rëndësishme të shohim se ku mund ta kemi këtë lloj zgjidhjeje”, tha ajo.
E pyetur nëse qeveria e saj do të shqyrtonte zgjidhje të ngjashme për migrantët që qëndrojnë në Belgjikë në mënyrë të parregullt, por nuk janë dënuar për krime, Van Bossuyt tha se Belgjika mund të shqyrtojë mundësinë e përdorimit të një marrëveshjeje të re të BE-së që u lejon shteteve anëtare të dërgojnë migrantë në të ashtuquajturat "qendra kthimi" në vendet e treta.
Propozimi, pjesë e një shtytjeje nga BE-ja për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve të parregullt, mund të shohë që njerëzit, kërkesat e të cilëve për azil refuzohen, të kthehen në kampe në vende me të cilat nuk kanë lidhje, por që konsiderohen “të sigurta” nga blloku.
“Këtu po e shqyrtojmë në nivel evropian rregulloren e kthimit dhe mundësinë për qendrat e kthimit. Mendoj se atje mund të ketë një mundësi”, tha ajo.
Van Bossuyt mbrojti gjithashtu atë që ajo e përshkroi si një kthesë të kohëve të fundit në politikën e azilit të Belgjikës, e cila është kritikuar ashpër vitet e fundit nga mbrojtësit e të drejtave të njeriut.
Në tetor, një gjykatë e Brukselit lëshoi një vendim të përkohshëm kundër dështimit të Belgjikës për të siguruar strehim për një familje afgane që kërkonte azil. Familja u detyrua më pas të flinte në rrugë. Disa raste të ngjashme kanë ndodhur në të kaluarën.
“Masat që po marrim synojnë të shmangin këto lloj situatash”, tha Van Bossuyt, duke shpjeguar se njerëzve u refuzohet e drejta për pritje vetëm sepse u është dhënë tashmë mbrojtje në një shtet tjetër anëtar të BE-së.
“Por ajo që u ofrojmë këtyre familjeve është se ato mund të marrin strehim në një qendër kthimi në Belgjikë për t'u kthyer në vendin ku kanë mbrojtje. Por ata nuk vijnë në këto qendra kthimi”, tha Van Bossuyt.
Qeveria është urdhëruar gjithashtu nga gjykatat të paguajë gjoba të shumta dhe vlerësohet se i detyrohet miliona dollarë në gjoba për trajtimin e azilkërkuesve. Megjithatë, ministrja Van Bossuyt i tha Euroneës se ajo i qëndronte besnike vendimit të saj për të mos i paguar ato gjoba pavarësisht precedentit potencialisht të rrezikshëm që kjo mund të krijonte.
“Vërtet vendosa të mos i paguaj. Dhe pse? Sepse duhet të punoj me paratë e taksapaguesve. Ose i shpenzoj paratë për të paguar gjobat dhe pastaj nuk kemi asnjë ndryshim në politikën tonë, ose nuk e paguaj gjobën, por i përdor këto para për të ndryshuar politikën tonë dhe për të pasur një zgjidhje të përshtatshme për të ardhmen”, tha ajo.
Në vitet e fundit, përmbaruesit sekuestruan mobilje nga zyra e ish-Sekretarit të Shtetit për Migracionin (paraardhësit të Van Bossuyt) për të paguar gjobat sipas urdhërave të gjykatave. Në një veprim të ngjashëm, ata bllokuan 2.9 milionë euro në llogaritë bankare të agjencisë federale të azilit, Fedasil.
Van Bossuyt tha se qeveria e saj po përmbushte një nga prioritetet e saj kryesore për uljen e numrit të kërkesave për azil, si një mënyrë për të ulur numrin e migracionit, gjë që e ka bërë duke dekurajuar azilkërkuesit që të vijnë në Belgjikë përmes fushatave dixhitale.
Belgjika regjistroi nivelin më të ulët të kërkesave për azil në nëntor që nga mesi i vitit 2023, një rënie që ministrja ia atribuon politikave të saj më të rrepta.
He mbusheni me Zike ate tokë se qindin po i punoni, po mos harroni se haku do ju zere. Plehra.