TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 19:25

Protesta në Durrës, domate dhe letra higjenike drejt zyrës së Emirjana Sakos

Shkruar nga Pamfleti

Protesta në Durrës, domate dhe letra higjenike drejt zyrës

Për të dytën ditë rradhazi banorët e qytetit të Durrësit kanë protestuar para Bashkisë lidhur me situatën e përmbytjeve dhe mungesën e dëmshpërblimeve nga ana e Qeverisë.

Në dallim nga një ditë më parë, në protestën e sotme, në drejtim të godinës së Bashkisë së Durrësit, e cila drejtohet nga Emirjana Sako, janë hedhur domate dhe topa me letra higjenike.

Më herët në drejtim të Bashkisë u hodhën edhe fishekzjarre, ndërsa një person u shoqërua nga policia.

Durrësi është qyteti më i prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit, ndërsa ajo që është konstatuar është se autoritetet vendore nuk kishin marrë asnjë masë për të shmangur një situatë të tillë, ndërsa dëmet në banesa dhe biznese konsiderohen mjaft të larta.

durres protesta permbytje

Lini një Përgjigje