TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 18:37

Banorët e Durrësit sërish protestë, akuza ndaj Sakos për intimidim: Kanë kërcënuar qytetarët se s’do u japin dëmshpërblim

Shkruar nga Pamfleti
Banorët e Durrësit sërish protestë, akuza ndaj Sakos
Protestuesit para Bashkisë së Durrësit

Qytetarët e Durrësit kanë protestuar edhe ditën e sotme para Bashkisë, pas përmbytjeve që lanë nën pushtetin e ujit qindra banesa. Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryetares Emirana Sako për shkak të abuzimit me fondet e kanalizimeve dhe projektin e hidrovorit në portin e ri të Durrësit.

Protestuesti gjithashtu kanë hedhur dyshime se ata banorë që sot nuk janë në protestë janë intimiduar dhe shantazhuar nga qeveria duke i kërcënuar me dëmshpërblimin.

“A keni gjë në dorë? Do ju vrasin? Unë jam nëna juaj jam 74 vjeç. A keni ju prindër? Gjithë ky popull kaq i mirë si po ju duron? U sos durimi!”, tha njëra nga protestueset.

“Është e qartë që të gjithë këta policë ka ardhur për të shoqëruar djemtë. Njërin e dërguan në komisariat. Këta nuk kapën asnjë nga ata që plasën fishëkzjarre për Vitin e Ri, por njerëzit e lirë. E drejta e protestës është e garantuar nga ligji dhe Kushtetuta. Ju lutemi mos u sprapsi. Disa janë intimiduar dhe nuk kanë ardhur sepse u kanë thënë nuk do t’ju japim dëmshpërblim. Kjo është qeveria e shantazhit. Ku ka para për shishe vere, ka edhe lekë për dëmshpërblime”, deklaron një tjetër banore. 

protestë durrës përmbytjet

Lini një Përgjigje