TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 18:31

“Emirjana Sako kukull korrupsioni”/ Vijon protesta para Bashkisë së Durrësit, shoqërohet një person

Shkruar nga Pamfleti
“Emirjana Sako kukull korrupsioni”/ Vijon protesta para
Protesta e banorëve të Durrësit

Vijon protesta e banorëve të Durrësit para bashkisë, pas situatës së vështirë që është krijuar në qytetin bregdetar nga përmbytjet.

Policia ka shoqëruar një person që po hidhte fishekzjarre në drejtim të Bashkisë së Durrësit.

Qytetarët kanë shpërthyer ndaj  kryetares së bashkisë Emirjana Sako duke thënë se, nuk kanë bërë asnjë investim dhe se vetëm kanë vjedhur paratë e qytetarëve, duke bërë vetëm shoë.

“Në paguajmë minimalisht 3 mln euro apo 4 mln euro që bashkia e Durrësit mbledh. Unë si administrator pallati kur njoftojnë për një pusetë të bllokuar, nuk vijnë. Currila është e gjitha e bllokuara, erdhi më punëtorët bëri 3-4 foto dhe u largua. Sa kohë që të kemi një administratë të blerë të shitur patronazhistë që paguhen nga taksat tona dhe nuk punojnë Durrësi do të përmbytjet Bashkë  me ujin duhet të largojmë edhe këta. Durrësi nuk ka investime, asnjë pastrim nga administrata. Dalin vetëm për shoë nuk bëjnë asgjë. Kjo protestë ka nisur për përmbytjet por nuk do mbarojë deri në largimin e hajdutëve”, tha ai.

 

protesta e banorëve të durrësit

Lini një Përgjigje