TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 18:12

Përmbytjet në Durrës, banorët rrethojnë bashkinë: Nuk jemi dëmshpërblyer as herët e tjera!

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Durrës, banorët rrethojnë bashkinë:
Foto nga protesta

Sot para Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë tjetër

Qytetarët e Durrësit kanë dalë sërish sot në protestë lidhur me përmbytjet masive.

Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.

Qytetarët kërkuan veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.

Ata shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia.

Përmbytjet në Durrës, banorët rrethojnë bashkinë:
Foto nga protesta

Një nga protestuesit shprehet se kërkon të drejtën e tij dhe thekson se shtëpi i është përmbytur. Lidhur me përmbytjen, ai thekson se nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. 

“Unë kam dalë sot të protestoj dhe të kërkoj të drejtën time. Shtëpi më është përmbytur. E kam shtëpinë afër burgut. Asnjë nuk ka ardhur. I kemi njoftuar, por presin të largohet uji. I kërkoj bashkisë së Durrësit të jenë pranë qytetarëve. Janë në ujë të gjithë njerëzit. Është hera e tretë që përmbytemi, asnjë dëmshpërblim nuk kemi marrë”, u shpreh një qytetare.

Ndërsa një qytetarë tjetër shprehet se i gjithë uji që është futur në oborr është kolere dhe thekson se janë të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Ata kërkojnë veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.

“Jemi përmbytur. I gjithë uji që është në oborr është kolere. Jemi të rrethuar nga tubat e ujërave të zeza. Duhet të ecësh me skaf. Duam drejtësi. Të vijnë të hapin kanalizime”, u shpreh një qytetari.

Durrësi u ‘paralizua’ totalisht nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të dendura të shiut. Nga moti i keq u shënua edhe një viktimë.

përmbytjet në durrës proteste

Lini një Përgjigje