TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 15:24

Pritet përkeqësimi i motit, Bashkia e Durrësit njoftim të rëndësishëm: Priten erëra të forta, shmangni lëvizjet!

Shkruar nga Pamfleti
Pritet përkeqësimi i motit, Bashkia e Durrësit njoftim të
Deti i trazuar

Durrësi pritet të goditet nga erëra të forta pasditen e së premtes deri të shtunën, ndaj qytetarët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Njoftimi është dhënë sot nga Bashkia e Durrësit në Facebook ku bëhet e ditur se duke nisur nga ora 16:00 e të premtes, era nga drejtimi jugor pritet të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 metra për sekondë.

Kjo situatë parashikohet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Njoftimi i plotë i Bashkisë së Durrësit:  Sipas parashikimeve meteorologjike, qyteti ynë pritet të përballet me erëra të forta. Duke filluar nga ora 16:00 e ditës së sotme, era nga drejtimi jugor do të intensifikohet, duke arritur shpejtësi deri në 25 m/sek, situatë që do të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. U bëjmë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare për sigurinë tuaj dhe të familjarëve. Strukturat tona do të jenë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

erëra të forta moti i keq

Lini një Përgjigje