TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 13:23

Kaos nga moti i keq në Pogradec; përroi del nga shtrati, rrugë të shembura dhe shkolla të mbyllura

Shkruar nga Pamfleti
Kaos nga moti i keq në Pogradec; përroi del nga shtrati, rrugë
Kaos nga moti i keq në Pogradec

Reshjet intensive të shiut dhe prurjet nga kodrat përreth kanë bërë që përroi i fshatit Gur i Kuq të dalë nga shtrati, si pasojë e grumbullimit të sasive të mëdha të aluvioneve, një situatë që vijon prej dy ditësh.

Dalja e përroit ka sjellë edhe bllokimin e shkarkuesit në aksin nacional Pogradec; Qafë Thanë, duke krijuar probleme serioze në qarkullim.

Puna për stabilizimin e situatës vijon prej dy ditësh, ndërsa lëvizja e mjeteve në një segment rreth 100 metra realizohet vetëm me një korsi. Paralelisht, prej tre ditësh po punohet për hapjen e një korsi emergjente drejt njësisë administrative Dardhas, pasi shembja e rrugës e ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve.

Të bllokuara mbeten edhe akset Kakaç; Grunjas dhe Kalivaç; Dunicë, për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Si pasojë e këtyre bllokimeve, në fshatrat Dunicë dhe Grunjas nuk është zhvilluar sot procesi mësimor, pasi mësuesit nuk kanë mundur të shkojnë në shkolla, për shkak të pamundësisë së qarkullimit, bëri me dije Zyra Arsimore Pogradec.

Situata mbetet problematike edhe në segmentin e Unazës së Pogradecit, ku shembja e rrugës në një gjatësi prej rreth 50 metrash përbën rrezik të shtuar për mjetet dhe lëvizja lejohet vetëm në një korsi. Ndërkohë, prurjet e lumenjve janë ulur ndjeshëm pas ndërprerjes së reshjeve, por pasojat e motit të keq mbeten të dukshme, si në infrastrukturën rrugore ashtu edhe në sipërfaqet bujqësore të përfshira nga ujërat e rrëmbyeshëm.

moti i keq pogradec

Lini një Përgjigje