TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 11:44

UPDATE/ Edicioni i lajmeve ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve ora 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta
Edicioni informativ

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ të drekës, ku ndër zhvillimet kryesore deri në këtë orë, veçojmë:

Moti i keq dhe përmbytjet: Shqipëria përballet me përmbytje dhe dëme të mëdha.

Kryeministri Edi Rama ka thirrur Komitetin e Emergjencave Civile, duke garantuar mbështetje për banorët e dëmtuar dhe fonde emergjente mbi 50 milionë euro.

Në Durrës, qytetarët dolën në protestë kundër kryebashkiakes Emiriana Sako për menaxhim të dobët, ndërsa u regjistrua edhe viktima e parë nga përmbytjet.

Rrugët nacionale Fier-Vlorë, Uji i Ftohtë-Tepelenë, Përmet-Çarçovë dhe Klos-Burrel janë të bllokuara, duke izoluar qarkullimin dhe penguar emergjencat.

Situata politike në Shqipëri: Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzon kryeministrin Edi Rama për kontroll të Partisë Socialiste dhe shtetit, duke e përshkruar Erion Veliajn si viktimë të spektakleve politike dhe duke denoncuar lidhje kriminale në institucione.

Ai deklaroi se ka marrë kërcënime me jetë dhe se ndaj tij ka pasur plane për rrëmbim dhe eliminim fizik.

Krimi dhe SHBA: Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, vizitoi SPAK, duke ritheksuar mbështetjen amerikane për luftën kundër karteleve të drogës. SHBA paralajmëron për përballje me krimin ndërkombëtar dhe mbështet krerët e rinj të SPAK dhe BKH.

Konflikti ndërkombëtar: Rusia sulmoi Ukrainën me raketën hipersonike Oreshnik, pranë kufirit me BE-në, duke dëmtuar infrastrukturë kritike, ndërsa SHBA dhe Perëndimi e konsiderojnë kërcënim për sigurinë evropiane.

Trazirat në Iran: Protestat kundër regjimit vazhduan për të 12-tën ditë, me zjarrvënie ndërtesash qeveritare dhe sulme ndaj policisë. Raportohet që disa qytete janë nën kontroll të protestuesve, ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur armë ndaj tyre.

 

edicioni informativ pamfleti

Lini një Përgjigje