TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2026, 12:11

Situatë e rëndë në Kurbin, çarja e argjinaturës së Drojës lë nën ujë dhjetëra banesa

Shkruar nga Pamfleti
Situatë e rëndë në Kurbin, çarja e argjinaturës
Situatë e rëndë në Kurbin

Vijon të mbetet e rëndë situata me përmbytjet në zonën e Kurbinit.

Në fshatrat Adriatik, Golem dhe Patok, në Kurbin, niveli i ujit është rritur. Kjo si pasojë e çarjes së argjinaturës në krahun e Durrësit.

Fushë-Kuqja, sipas Emergjencave Civile, po mbahet nën monitorim të shtuar, pasi është njësia administrative më e rrezikuar.

Ndërsa në disa lagje dhe toka bujqësore në Gjorëm të Kurbinit, ujërat kanë nisur të tërhiqen. Puna për riparimin e argjinaturës po vijon, ndërkohë që nga grykëderdhjet e përrenjve po hiqen inertet.

Njëkohësisht po rehabilitohetedhe rruga Tugve në Gjorëm dhe po punohet për sistemimin e segmentit Skuraj-Vinjollë. Rreth 50 forca, me 16 mjete, janë angazhuar në terren këtë të premte.

Paralelisht, Emergjencat Civile bëjnë me dije se grupet e punës do të jenë në terren për të evidentuar dëmet në banesa, toka bujqësore dhe infrastrukturë.

Lini një Përgjigje