
Si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin ditët e fundit, përveç përmbytjeve ka pasur edhe rrëshqitje dherash dhe inertesh, të cilat kanë bllokuar dhe shkatërruar rrugë të ndryshme.
Një nga rastet alarmante që ende nuk po gjen zgjidhje është ai në fshatin Matogjinë të Bashkisë Selenicë, ku për shkak të rrëshqitjes së rrugës ka mbetur i izoluar fshati Bashaj, ku jetojnë dhjetra familje.
Pavarësisht thirrjeve të banorëve të Bashajit, autoritetet e Bashkisë Selenicë duket se janë në “gjumë”, pasi nuk ka asnjë reagim nga instancat shtetërore. Në këtë situatë, dhjetëra familje të lëna në mëshirë të fatit bëjnë apel për ndihmë.
Lini një Përgjigje