TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Janar 2026, 09:01

Rënie inertesh dhe gurësh, ARRSH: Akset e bllokuara, drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes!

Shkruar nga Pamfleti

Rënie inertesh dhe gurësh, ARRSH: Akset e bllokuara, drejtuesit e

Në disa akse rrugore të vendit ka pasur rënie gurësh, inerte dhe prezencë të ujit, për shkak të reshjeve të shiu gjatë natës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), njofton se ka problematika në disa akse rrugore.

Në Qafë Dushk-Sevaster, qarkullimi po kryhet me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës, ndërsa në Valare-Erind-Çajup ka rrëshqitje aktive dhe aksi është i bllokuar.

ARRSH njofton gjithashtu se në aksin Korçë-Dardhë (km 9+00), ka pasur shkarje anësore e trupit të rrugës, ndërsa në aksin Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit), pati shkarje masive aktive dhe zgjerim të çarjes rreth 10 cm.

Ndërkaq, rrëshqitje dherash ka pasur edhe në Librazhd-Qafë Thanë, ku pastrimi në proces. Në aksin Dushaj-Lekbibaj, ka rënë masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit dhe qarkullimi vijon me kujdes.

Sipas ARRSH, është duke u punuar për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve. Gjithashtu, drejtuesit e mjeteve u bëhet apel që të bëjnë kujdes të shtuar.

Njoftimi i ARRSH:

Situata e akseve rrugore

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë rënie gurësh, inertesh dhe prezencë uji në trup të rrugës.

Reshje dëbore ka pasur në zonën veriore, në lartësi mbi 1100 m, konkretisht në akset: Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Surel-Qafë Priskë-Qafë Mollë, Elbasan-Gjinar, Ibë-Krrabë-Elbasan, Qafë Mali-Fierzë?

Akset që kanë pasur probleme:

Qafë Dushk-Sevaster (km 10-11): qarkullimi me një korsi për shkak të ngushtimit të rrugës.

Valare-Erind-Çajup (km 7+600): rrëshqitje aktive, aksi i bllokuar në këtë vend po punohet për hapjen.

Korçë-Dardhë (km 9+00): shkarje anësore e trupit të rrugës, situata po monitorohet.

Përmet-Tre Urat (Ura e Petranit): shkarje masive aktive, zgjerim i çarjes rreth 10 cm.

Librazhd-Qafë Thanë: rrëshqitje dherash, pastrimi në proces.

Skuraj-Peshkopi: rënie gurësh dhe inertesh, pastrim nga grupet e punës.

Dushaj-Lekbibaj: rënie masivi shkëmbor në orët e para të mëngjesit, qarkullimi vijon me kujdes.

Shkalla e Zezë (Gjirokastër): rrugë njëkalimshme, kërkohet vëmendje e shtuar.

Llogara: ka mjegull të dendur.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje për të bërë pastrimin e akseve rrugore.

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Lini një Përgjigje