Vijojnë problemet me vërshimin e ujërave në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Pranë fshatit Gur i Kuq ku vijon puna për zhbllokllimin e kulluesit, janë edhe dy zona të tjera në këtë aks që kanë shfaqur probleme në ditën e sotme pranë fshatit Udënisht dhe në Pojskë pranë burgut.
Si pasojë e reshjeve dhe aluvioneve janë bllokuar pusetat kulluese duke bërë që uji dhe aluvione të dalin mbi rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve.
Aktualisht në zonë kanë shkuar mjete dhe po punojnë për të stabilizuar, situatën ndërsa në zonat problematike lëvizja bëhet vetëm me 1 korsi.
Lini një Përgjigje