TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 19:09

Moti i keq në vend, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në vend, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se pas reshjeve intensive situata po shkon drejt normalizimit.

Mbrojtja Civile sqaron se lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik, ndërsa Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

Ndërkohë sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, mësohet se ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata drejt normalizimit në vend. Pas reshjeve me intensitet të lartë që prekën disa zona të vendit, situata është qetësuar dhe po shkon drejt normalizimit.

Lumenjtë janë nën nivelin kritik dhe nuk paraqesin asnjë rrezik. Kaskadat e Drinit janë gjithashtu në nivele normale dhe pa asnjë shqetësim.

Qendrat e banuara nuk kanë pasur probleme serioze për shkak të reshjeve. Në disa raste të izoluara, pemë të rrëzuara nga era e fortë janë larguar nga strukturat operacionale të emergjencave civile në bashki.

Për sa i përket ndërprerjeve të energjisë elektrike për shkak të erës së fortë, ekipet e OSSH-së janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë elektrike.

Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civil, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes civile në prefektura dhe bashki”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje