TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 18:46

Mot i keq, 6 mijë banorë të Krujës pa energji elektrike 

Shkruar nga Pamfleti
Mot i keq, 6 mijë banorë të Krujës pa energji
Pamje nga vendngjarja

Rreth 6 mijë banorë të Krujës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq, që prej disa orësh ka përfshirë disa zona të vendit.

Mësohet se si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, kanë pësuar avari linjat e furnizimit të energjisë elektrike.

Problematike situata mbetet për rreth 3 mijë banorë të Borizanës, Bilajt, qytetit të Krujës dhe disa fshatrave të tjerë.

Gjithashu është rritur niveli i ujit, pranë Fushë Mamurrasit, pjesë e autostradës Milot Qafë Kashar, dhe për pasojë është bllokuar për rreth dy orë qarkullimin e automjeteve.

mot i keq shpekutet energjia kruje

Lini një Përgjigje