
Si shkak i motit të keq të mbrëmjes së kaluar u dëmtua çati e spitalit të Pukës. Si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë dolën jashtë funksionit.
Ndërkohë që ditën e sotme mësohet se edhe reparti i kirurgjisë doli jashtë shërbimit. Nga sa mësohet nuk ka pasur pacient të shtruar.
Ndërsa aktualisht në këtë spital në funksion është urgjenca, si dhe shërbimi ambulator. Erërat e forta dhe shiu kanë krijuar probleme në riparimin e çatisë së spitalit të Pukës e për pasojë ka dal jashtë funksionit edhe reparti i kirurgjisë.
Tashmë gjithë pacientet e këtij spitali që shfaqin nevoja për ndërhyrje kirurgjikale do sillen në Shkodër.
Lini një Përgjigje