TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 13:50

“Martini u godit fillimisht nga një i rritur”/ Zëdhënësi i policisë shuan dyshimet pas deklaratës së shoferit

Shkruar nga Pamfleti

“Martini u godit fillimisht nga një i rritur”/

Gent Mullai, zëdhënës i policisë Tiranë ka deklaruar se Policia e Shtetit nuk ka pasur informacion për sherrin e ndodhur ditën e premte në oborrin e shkollës, e as për konfliktin që përfundoi fatal ditën e hënë.

Pjesë nga diskutimi në “Top Channel”:

Gent Mullai: Policia nuk ka pasur informacion as të premten, as të shkonën. Ishte një keqkuptimin në tualetin e shkollës, janë pajtuar janë përqafuar. Nuk kanë pasur asnjë të kaluar me grindje me nxënës të tjerë. Dhe kur konflikti ndodh për herë të parë..

Kristi Gongo: Një shofer e ka marrë për ta qetësuar Martinin, Thuhet sipas dëshmisë që ka goditur edhe një person i rritur. Po të hapen kamerat duken qartë lëvizjet që janë kryer si momente. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë a janë hapur kamerat e sigurisë.

Gent Mullai: Janë sekuestruar gjitha kamerat përreth. Le të shprehet grupi hetimor. Brenda shkollës policia nuk është njoftuar për asnjë konflikt. Brenda shkollës nuk ka pasur konflikt fizik me asnjë të rritur.

Kristi Gongo: Po fotoja që është i shoqëruar në praninë e një të rrituri? Kam dyshime mbi bazën e dëshmive dhe deklaratave që më janë thënë. Nuk do doja të ishte e vërtetë, megjithatë drejtësia duhet të vihet në vend. Dyshohet për më shumë se tre fëmijë të përfshirë.

Gent Mullai: Nuk mund të jap dot informacion për këtë. Nga konflikti janë dëmtuar tre persona. Të gjithë personat që janë përfshirë, janë të marrë nga grupi hetimor dhe do të shprehet grupi hetimor. Nuk janë me masë arresti. Të gjitha kamerat dhe personat janë marrë.

 

Lini një Përgjigje