TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 10:44

Vrau bashkëmoshatarin, gjyqtarja dhe prokurori shkojnë në spital për t'i komunikuar masën e sigurisë 14-vjeçarit

Shkruar nga Pamfleti

Vrau bashkëmoshatarin, gjyqtarja dhe prokurori shkojnë në spital

Gjyqtarja dhe prokurori i çështjes për vrasjen e Martin Canit, kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në spitalin privat në kryeqytet, ku i mituri i dyshuar si autor i krimit, po merr ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve që ka marrë gjatë konfliktit me bashkëmoshatarin e tij, më 18 nëntor.

Sot (22 nëntor) do të zhvillohet në ambientet e këtij spitali seanca për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit, Mario Perlleshaj, i cili ndodhet prej ditës së ngjarjes i shtuar në këtë spital.

Perlleshaj  goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”.

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Ditën e djeshme lidhur me këtë ngjarje u zhvillua edhe një protestë në kryeqytet, nga prindër të nxënësve, shoqëruar me fëmijët e tyre. Ajo që mbeti pas nga protesta, ishin shenjat dhe gjurmët e duarve me ngjyrën e kuqe (simbol të gjakut) në muret e ministrisë së Arsimit.

Lini një Përgjigje