
Moti i keq ka prekur vendin, reshje të shiut dhe uljet temperaturash kanë përfshirë territorin.
Ndërkohë nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, policia rrugore apel për kujdes te drejtuesin e shoferëve, pasi në disa akse ka prezencë të ujit.
“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:
Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës:
Moderoni shpejtësinë, pasi në disa akse rrugore ka prezencë të ujit;
Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore;
Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit;
Mos kryeni parakalime të gabuara.
Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore.
Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.
Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik.
Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112”, thuhet në apelin e policisë.
Lini një Përgjigje