TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 18:16

"Meta, njeriu më i dhunshëm, e ka humbur burrërinë!"/ Haklaj: Vendimi i Kushtetueses për Berishën unanim, arrestimi i ligjshëm!

Shkruar nga Pamfleti

"Meta, njeriu më i dhunshëm, e ka humbur

Gjykata Kushtetuese quajti si të ligjshëm masën e parë të SPAK ndaj Sali Berishës atë me ‘detyrim paraqitje’, duke theksuar se nuk ishte nevoja për leje nga Kuvendi.

Debati për këtë vendim u ndez në ‘Studio Live’ me Faik Bashën, Hazgan Haklajn dhe avokatin Edmond Petraj.

Basha theksoi se akuzat e Metës për gjyqtarët e Kushtetueses janë noterizuar tek Lana.

"Gjykata Kushtetuese mandatet i ka noterizuar tek Lana. Dhe shkojmë tek vendimet që nuk i zbaton aq qeveria. Vendimin për Xhaçkën nuk e merr parasysh parlamenti. Nuk jam për kundërshtim të institucioneve ligjzbatuese. Por për individ që shpërdorojnë detyrën dhe besimin e qytetarëve të republikës", tha Basha.

Avokati Petraj shpjegoi pse Kushtetuesja mori këtë vendim.

"Këtu gjykohet çdo gjykatë kur nuk i vjen përshtat çdokujt. Interpretimi i gjykatës ka thënë që po SPAK ka vepruar drejtë se nuk është hequr liria. SPAK pasi bëri kërkesën në gjykatë nuk e quajti me vend ti bënte kërkesë parlamentit. Logjikisht nuk i drejtohesh Kuvendit. Për çfarë do i vinte parlamentit. Edhe pse në masën detyrim paraqitje do e gëzonte lirinë. Me vendimin e dytë, është se shkeli vendimin e parë. Fillon tjetër procedim penal. SPAK nuk e ka vlerësuar në thirrjen e tij si i pandehur. Ka shkelur vendimin e gjykatës", tha ai.

Ndërsa Haklaj theksoi se Meta dhe Berisha ka qenë pjesa më e dhunshme në Shqipëri. Gjykata Kushtetuese mori vendim 8 me 0 ndaj Berishës dhe sipas tij është e drejtë që për detyrimin me paraqitje nuk kërkohet autorizim.

"Vendimi i GJK është unanim, 8 me 0. Pranoi njërën pjesë dhe e quajti arrestimin e ligjshëm. Dje akuzoi dhe Ivi Kason i mungon kultura kushtetuese, sepse Berisha dhe Rithemelimi ndodhen në këtë situatë pasi nuk zbatuan vendimin e gjykatës. Leja nga parlamenti kërkohet në kontrollin personal, arrest në burg të deputetit dhe arrest në burg. Detyrim paraqitje nuk kërkohet autorizim.

Njeriu më i dhunshëm është Ilir Meta. Ai mbahet mend gjatë që ka dhënë urdhër për hedhjen e granatave në vitin 2000 28 nëntor në Tropojë. Ka arrestuar në mënyrë të dhunshme zotërinë që ke në studio. Protestuan gjithë institucionet e të drejtave të njeriut. Më arrestoi duke shkelur ligjet e shtetit", u shpreh Haklaj.

Haklaj shton se Meta së fundmi ka humbur burrërinë.

"Meta humbi burrërinë. Më ktheni pasaportën tha dhe nuk iki jashtë shtetit", tha ai.

haklaj berisha meta kushtetuese

Lini një Përgjigje