TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 18:50

Reshjet intensive 'pushtojnë' Lushnjen dhe Elbasanin, rënie gurësh në rrugë dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet intensive 'pushtojnë' Lushnjen dhe Elbasanin, rënie

Moti i keq me furtunë dhe reshje të shumta me intensitet të lartë kanë bërë që disa rrugë në qytetin e Lushnjes të jenë nën pushtetin e ujit.

Mësohet se në Lushnjë janë përmbytur shumë rrugë. Nën pushtetin e ujit është edhe bulevardi i qytetit dhe zona pranë spitalit.

Mbrëmja e sotme është shoqëruar dhe me ndërprerje të energjisë elektrike jo vetëm në zonat rurale por edhe në qytetin e Lushnjes.

Gjithashtu për shkak të kushteve të motit të keq që ka përfshirë vendin, me një erë të fortë dhe shi të pandërprerë, në aksin Librazhd-Elbasan, në afërsi të urës së Murrashit ka pasur rënie gurësh në rrugë dhe në disa zona rënie të pemëve dhe degëve duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Mësohet se në Qarkun e Elbasanit ka probleme dhe me furnizimin me energji elektrike ku rreth 324 familje janë pa drita.

Reshjet intensive 'pushtojnë' Lushnjen dhe Elbasanin, rënie

 

Lini një Përgjigje