TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 08:26

“Më quajtën të rrezikshëm”, Marin Mema: Kam 11 vjet “non grata” në Greqi, autoritetet shqiptare nuk reaguan!

Shkruar nga Pamfleti
“Më quajtën të rrezikshëm”, Marin Mema: Kam 11
Marin Mema

Gazetari Marin Mema është shprehur se pretendimet se ai është shpallur non grata në Greqi janë të vërteta dhe se sipas tij më e keqja është se qeveria shqiptare nuk ka reaguar.

“Non grata prej 11 vjetësh tashmë sepse po bëja punën e gazetarit. Po shkoja të raportoja të vërtetën, siç kam bërë në vazhdimësi. Armët e mija në thonjëza ishin stilolapsi edhe një bllok shënimesh”, tha Mema.

Ajo që është për të të ardhur keq është mosreagimi i autoriteteve shqiptare. Unë në vazhdimësi e kam thënë edhe me doza ironie se “kush mund ta vazhdojë rrëfimin vetë”. Pra unë isha thjesht një gazetar, një njeri i parrezikshëm, pavarësisht se u konsiderova rrezik për sigurinë kombëtare në Greqi. Apelasi për ata që e dinë është pesë vjet, unë e kam kaluar dhe maksimumin e kam 11 vjet, pra jam shumë i rrezikshëm”, shtoi ai tregoi në “Top Story”.

“Autoritet shqiptare kurrë nuk kanë reaguar, ndërkohë në rastin konkret ja çfarë ndodh, për një gjë që në fakt është e drejtë e shtetit shqiptar”, tha gazetari referuar rastit të burgosjes së Fredi Belerit në Himarë, vendim për të cilin qeveria greke ka reaguar.

marin mema

Lini një Përgjigje