TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 08:08

Çështja “Beleri”, Artan Hoxha: Grekët po e përdorin, më befasuan që e lanë në burg!

Shkruar nga Pamfleti
Çështja “Beleri”, Artan Hoxha: Grekët po e
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha e ka quajtur strategjike dhe politike çështjen e Fredi Belerit dhe reagimet nga qeveria greke. Hoxha u shpreh se kjo situatë është përdorur nga autoritetet greke, por mund të ishte shmangur si incident, pasi sipas tij Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të mos ia krijonte vetes këtë problematikë me Greqinë.

Hoxha tha se është surprizuar për mirë nga vendimi i drejtësisë shqiptare për të lënë në burg Belerin.

Beleri u lejua të krijonte këtë situatë. Grekët janë konseguentë qëndrojnë tek e veta. Unë e kam problemin me qeverinë shqiptarët. E gjithë kjo histori nga data 12 maj ka reagime. Si ka mundësi papritur ne na krijohet një problem. Greqia e ka ngritur problemin deri në departamentin e shtetit. E ka çuar në PE, në BE. Kjo është një çështje politike. Minoriteti grek në Shqipëri kanë mijëra figura të tjera që kanë dhënë kontribute dhe çuditërisht nuk shkojnë tek ata por tek ky personi. Vendimi më befasoi për mirë, masa e sigurisë. Beleri nuk duhej të lejohej të kandidonte. Nuk e kemi arrestuar ne Belerin, në 19 mars të 1995 është arrestuar nga qeveria greke, në oborrin e shtëpisë së tij u gjetën armë të marra nga ushtria e Shqipërisë. Në atë kohë i ra shkurt Berisha. Shqipëria i kishte të gjitha mundësitë të mos ia krijonte vetes këtë problematike me Greqinë. Kryeministri i Greqisë vjen për herë të parë në Himarë e viziton, himariotët nuk janë minoritet.”– tha Artan Hoxha.

artan hoxha arrestimi i belerit

Lini një Përgjigje