TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2023, 07:52

Temperatura deri në 25 gradë celsius, mësoni si do të jetë moti sot

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në 25 gradë celsius, mësoni si do të

Vranësirat dhe shirat mbeten dominante në vendin tonë. Shira më te dendur do të bien në zonat përgjatë kufirit Lindor të Shqipërisë.

Orët e pasdites do të sjellin intensifikim të shirave në zonat malore duke lënë me shira te dobët dhe të izoluar bregdetin dhe zonat e ulëta. Gjatë orëve të vona të natës pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike në vend.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi perëndimor -veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Lini një Përgjigje