
Gazetari Artur Bibe, ka treguar detaje të reja mbi situatën e Fredi Belerit dhe lidhjen me autoritetet greke.
Ai u shpreh se tashmë janë ulur disi tonet e Ministrisë së Jashtme greke, pasi ditën që zyrtarë grekë vizituan Belerin në burg, atyre iu treguan me video, provat e akuzave të ngritura ndaj Belerit.
Sipas gazetarit, Beleri është përdorur nga qeveria greke, edhe për të fituar disa vota në zgjedhje.
“Beleri është bërë mish i grirë i qoftes së sërvirur në dy anët e kufirit. Është përdorur rasti i tij në mënyrën më ekstreme. Situata e Belerit u përdor edhe për të fituar vota. Thuhet se Dendiasit i janë treguar disa video prandaj edhe janë ulur tonet. Diplomatëve grekë i janë treguar informacione dhe video për akuzat e ngritura ndaj Belerit. Reagimi pas vendimit të gjykatës kundër Korrupsionit, ishte me tone më të buta dhe krah drejtësisë”, tha ai në “Top Story” duke folur nga Greqia.
Lini një Përgjigje