Deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) kanë ndezur reagime të forta në publik, veçanërisht nga figurat me peshë në botën e artit dhe medias. Një prej reagimeve më të drejtpërdrejta ka ardhur nga aktori dhe regjisori i mirënjohur Mevlan Shanaj, i cili përmes një postimi në Facebook i është kundërpërgjigjur Ramës me tone të forta.
“Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis”, shkruan Shanaj, duke ju referuar skandaleve dhe hetimeve që kanë përfshirë institucionet shtetërore nën drejtimin e qeverisë së Ramës. Sipas tij, dorëzimi përballë RTSH-së nuk është gjë tjetër veçse një braktisje e qëllimshme e misionit të shtetit për të garantuar një media publike funksionale dhe të pavarur.
Postimi i plotë:
Më parë shkarko qeverinë që është bërë shumë pis.
Të dorëzohesh z. Kryeministër duke e braktisur RTSH do të thotë të mos kërkosh t'i bashkohesh Europës. Nuk ka shtet në Europë pa Televizion Publik. Më parë kërkoni dorëheqjen e stafit tuaj se sa mbylljen e Televizionit Publik.
Duhet të dini bashkë me ata që ju bëjnë fresk se Televizioni Shqiptar u krijua nga hiçi dhe u bë universiteti i dijes së shqiptareve edhe pse ishte nën komandën e politikës.
Fjala dorëzim është një miklim për artistin Edi Rama. Në Europë do tu mbyllet dera me këtë mendësi.
Lini një Përgjigje