TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2026, 18:49

Skenarë dhune? Garda blindon dyert e Kryeministrisë para protestës së Lapajt

Shkruar nga Pamfleti

Skenarë dhune? Garda blindon dyert e Kryeministrisë para

Një ditë para protestës së paralajmëruar nga Adriatik Lapaj dhe aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në bulevard po vihet re një shtim i ndjeshëm i masave të sigurisë. Garda e Republikës ka filluar blindimin e godinës së Kryeministrisë, duke vendosur veshje metalike në fasadën e saj, për të mbrojtur ndërtesën nga çdo incident të mundshëm gjatë tubimit të së shtunës.

Pamjet që kanë qarkulluar në rrjet tregojnë qartë punonjës të Gardës teksa instalojnë panele metalike, një masë që tregon shqetësimin real të qeverisë për reagimin qytetar që pritet të jetë masiv.

Skenarë dhune? Garda blindon dyert e Kryeministrisë para

Protesta është thirrur për të denoncuar korrupsionin, kapjen e institucioneve dhe abuzimet me pasuritë publike. Aktivistët kanë paralajmëruar një tubim paqësor, por të vendosur, përballë godinës ku sipas tyre “koncentrohet pushteti dhe padrejtësia”.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë të shtunën, por sinjalet janë të qarta: qeveria e ndjen trysninë dhe po parapërgatitet për një protestë që mund të jetë ndër më të fortat e këtij viti.

Lini një Përgjigje