TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2026, 18:00

UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni informativ, ora 18:00

Ju ftojmë të ndiqni Edicionin Informativ me zhvillimet kryesore nga vendi, rajoni e bota deri në këtë orë të pasdites, ku ndër të tjera veçojmë:

Rama mbledhje 5-orëshe me të vetët: Qëndron në detyrë pavarësisht largësisë nga BE-ja

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim të gjatë pesë-orësh me grupin e tij parlamentar, duke pranuar se Shqipëria mbetet shumë larg standardeve të Bashkimit Evropian.
Megjithatë, ai theksoi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet dhe se nuk do të lëshojë “territor”.

Presioni amerikan ndaj Ramës dhe reagimet e opozitës

SHBA-të po humbin durimin me kryeministrin, duke reaguar për vizitat në SPAK dhe marrëveshjet me Kinën.
Njëkohësisht, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me prova ndërhyrjet e Ramës ndaj SPAK-ut, duke e akuzuar për ndikim mbi hetimin e Engjëll Agaçit.

Politika vendore dhe reforma zgjedhore

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shpalli se zgjedhjet e 2027 do të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, me maksimum 121 deputetë në Kuvend.
Ai gjithashtu rikujtoi SPAK-un të zbatojë vendimet e Strasburgut, duke e cilësuar ngjarjen e 21 janarit si krim shtetëror.

Protesta dhe zëra publikë

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” paralajmëroi një protestë para Kryeministrisë kundër karteleve të drogës dhe personave të akuzuar për korrupsion në qeveri.
Ndërkohë, ish-ministri Sula zbuloi telefonatën e tij me Ramën, ku shprehu se nuk ishte i gatshëm për një përfshirje të re politike.

Media, gjyqësia dhe skandalet

Rama iu përgjigj mediave greke për sulmet ndaj gazetarëve me nota ironike, ndërsa Ina Zhupa kritikoi Akademinë e Shkencave për përshkrimin e fjalës “vajzë” si maskilist.
Apeli i Gjykatës së Posaçme rrëzoi kërkesën e Berishës për heqjen e sekuestrimeve të pasurive. Në Devoll, një skandal financiar zbuloi vjedhjen e 22 milionë lekëve nga punonjës të postës me dokumente të falsifikuara.

Ngjarje ndërkombëtare dhe siguri

FBI stacionoi dy përfaqësues në Kosovë, ndërsa Serbia po balancohet mes presionit të BE-së, SHBA-së, Rusisë dhe Kinës.
Në Hungari, liderët e ekstremit të djathtë mbështesin Viktor Orbanin. Ndërkohë, në Davos, samiti është blinduar për shkak të kërcënimeve nga ekstremizmi i majtë dhe spiunazhi.

Tensionet globale

Uashingtoni kërkon zgjidhje diplomatike ndaj Iranit, ndërsa pas arrestimit të Maduros, kreu i CIA-s vizitoi Venezuelën për bisedime me presidenten e përkohshme.

edicioni informativ

Lini një Përgjigje