TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Janar 2026, 15:30

Arratisja e Altin Ndocit/ Pas shkarkimit nga drejtimi i burgut të Durrësit, arrestohet Indrit Cërloj!

Shkruar nga Pamfleti
Arratisja e Altin Ndocit/ Pas shkarkimit nga drejtimi i burgut të
Burgu i Durrësit

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cërloj është arrestuar ditën e sotme.

Arrestimi i ish-drejtorit të Burgut të Durrësit erdhi një ditë pas shkarkimit, i cili u firmos nga Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci.

Çfarë dyshohet?

Policët e burgjeve e sollën Altin Ndocin me ambulancë në spitalin e Durrësit pa pranga dhe në rrethana të dyshimta, të cilat po hetohen nga prokuroria, mjeku kirurg që do e priste për konsultë gjatë të njëjtës ditë, ishte në sallë të operacionit me tjetër pacient, qytetar i thjeshtë, jo i burgosur.

Dhe jo vetëm kaq. Ka dyshime të forta se kirurgu as nuk kishte dijeni se 38-vjeçari kishte mbërritur ndërkohë në spital, i shoqëruar nga policia e burgjeve prej orës 10:10 të mëngjesit të 13 janarit.

Deri në orën 13:05 kur Altin Ndoci mendohet se u arratis me vrap nga spitali pasi dhunoi 2 policët që e shoqëronin, burime konfidenciale thonë se kirurgu i spitalit të Durrësit i cili do të bënte konsultën me pacientin e burgosur, nuk arriti as ta shohë Ndocin, dhe aq më pak ta vizitojë.

Çfarë ndodhi me drejtuesit e IEVP Durrës?

Ndërkohë që vlen të theksohet se që të mërkurën është pezulluar nga detyra i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës. Verifikimet paraprake kanë zbuluar se institucioni nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore të të paraburgosurit, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Po ashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde të shoqërimit të të paraburgosurve dhe të dënuarve.

durrës indrit cërloj arrestohet

Lini një Përgjigje