Një deklaratë e kryeministri Edi Rama ndaj gazetarit grek, ka sjellë reagim të menjëhershëm të mediave greke.
Gjatë një takimi në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, Rama i tha gazetarit greko-amerikan, se grekët nuk janë pasardhës të Platonit dhe Aristotelit.
Kjo deklaratë ka marrë përmasa të mëdha, dhe një vrull komnetesh në rrjetin X.
Media greke "Protothema" i ka kushtuar një artikull kësaj ngjarje, duke publikuar një postim të Daily Turkic ku thuhet se studimet e ADN-së tregojnë se grekët modernë ndajnë të njëjtën ADN me grekët e lashtë, që nga Epoka Mikenase.
Ndërkohë nuk kanë qenë vetëm mediat, të cilat kanë reaguar daj deklaratës së Edi Ramës, por edhe minsitri i shendetësisë. Ministri grek tha se Rama ka një problem serioz psikologjik me Greqinë.
Deklarata Ramës ndaj gazetarit greko-amerikan:
E gjitha filloi kur moderatori me origjinë greke John Defterios, gazetar i CNN, shqiptoi gabim emrat e Edi Ramës dhe Kryeministrit malazez Milojko Spajiç gjatë fjalimit të tyre.
Sapo të dy udhëheqësit dolën në skenë për diskutim, kryeministri korrigjoi Defterios për gabimin e gazetarit. Menjëherë pas kësaj, edhe Edi Rama e korrigjoi atë, por dukshëm i mërzitur, e akuzoi se i shqiptoi emrat gabimisht sepse është grek .
Në vazhdim të diskutimit dhe ndërsa diskutonin për investimet në energji që po bëhen në Shqipëri, Edi Rama tha "le ta falënderojmë mentorin tonë Sultan Al Jaber" (Ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe) dhe e pyeti Defteriosin nëse e njihte. Defteriosi nga ana e tij dhe për hir të humorit u përgjigj me një buzëqeshje "si mund të mos jetë i sigurt se kush është (Sulltani Al Jaber)", duke i ftuar të pranishmit të duartrokisnin.
Kryeministri Rama iu kthye: "Si grek, duhet ta kishe njohur. Kështu bën ti, gjithmonë i nënvlerëson njerëzit sepse mendon se ke monopol mbi filozofinë dhe je trashëgimtar i drejtpërdrejtë i Platonit dhe Aristotelit" , për të shtuar menjëherë më pas: "Por ti nuk je".
Lini një Përgjigje