TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2024, 10:04

Maskara në Memaliaj, flasin banorët: Jemi të tronditur, u vranë qytetarë të pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Maskara në Memaliaj, flasin banorët: Jemi të tronditur, u

Pak orë pas atentatit në Memaliaj, ku mbetën të vrarë tre persona, kanë reaguar banorë të zonës. Njëri prej tyre është shprehur se i njihte dy viktimat e pafajshme, klientin Marsel Çela dhe kamarierin Gledian Muka.

I njoh  për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe”, tha një prej banorëve të zonës raporton “Euronews Albania”.

Ndërkaq i pyetur për ngjarjet e mëparshme të lidhura me familjen Kalemi, qytetari ka vendosur të mos prononcohet për mediat, teksa e ka konsideruar atentatin e së shtunës si ngjarjen më të rëndë për zonën e Memaliaj.

Viktimat e pafajshme, Marsel Çela , 47 vjeç dhe Gledian Muka 36 vjeç, janë gjendur pranë tavolinës ku ndodhej viktima Shyqyri Kalemi, në momentin kur autorët kanë hapur zjarr drejt tij dhe Adriatik Kalemit. Ky i fundit mbeti i plagosur dhe për momentin ndodhet ne reaminacion, në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj  kanë djegur makinën me të cilën kryen atentatin.

 

Lini një Përgjigje