TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Korrik 2024, 08:09

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit në Memaliaj, si u vranë i ati i Andrea Kalemit dhe dy qytetarë të pafajshëm (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit
Skena e krimit

Njëri nga autorët ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt shënjestrës që ishte ulur te tavolina jashtë lokalit...

Zbardhet dinamika e plotë e atentatit në Memaliaj, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe mbeti i plagosur një tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orë 23.20, ku persona të armatosur kanë hapur breshëri plumbash ndaj lokalit ku ndodheshin të ulur Shyqyri Kalemi dhe Artur Kalemi, përkatësisht babai dhe xhaxhai i Andrea Kalemit, një emër i njohur i botës së krimit. Dyshohet se e shkuara e tij është shkak i këtij atentati. Shyqyri Kalemi ka gjetur menjëherë vdekjen, ndërsa i vëllai i tij ka mbetur i plagosur.

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit
Shyqyri Kalemi dhe Andrea Kalemi

Dy vëllezërit kanë qenë duke konsumuar një kafe te tavolinat jashtë lokalit. Si duket autorët janë informuar për prezencën e tyre. Autorët kanë qenë me një makinë të zezë. Kanë ardhur nga qendra e Memaliajt dhe kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, që dyshohet se është Shyqyri Kalemi. Më pas autorët janë larguar drejt Mallakastrës, ku në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim. 

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit
Foto nga vendi i ngjarjes

Por vrasësit nuk kanë kursyer as të pafajshmit pasi, kanë vdekur Gledio Muka 36 vjeç dhe Marsel Çela 47 vjeç, i pari kamerier në lokal dhe tjetri klient. Mësohet se të dy për fatin e tyre të keq kanë qenë pranë tavolinës ku ndodheshin vëllezërit Kalemi. Nga pamjet në vendin e ngjarjes duket se si plumbat e kanë bërë xhamin “shoshë’”. Dyshimet janë se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentat.

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit
Një prej viktimave në tokë

Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Adriatik Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit
Lokali ku ndodhi krimi

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Berat, Vlorë. Në drejtim të Memaliajt janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë si dhe drejtues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nderkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë dhe me ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale ku vijojnë punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lokali “shoshë” nga plumbat/ Dinamika e plotë e krimit

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve”, njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje