
Gazetarja e kronikës, Bleona Sari zbuloi dhe dy pistat që po heton policia dhe prokuroria e Elbasanit për shpërthimin në tritol.
Në një intervistë për emisionin “Review” në “Euronews Albania”, ajo tha se motrat Nikolli kanë drejtuar gishtin nga Nuredin Dumani, por këtë gjë e kanë bërë vetëm në rrjete sociale.
Sipas Sarit në dëshminë e dhënë në policinë gjyqësore motrat Nikolli kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjë njeri dhe nuk e kanë përmendur emrin e vrasësit me pagesë.
Pista e dytë e hetimit është për një atentat të mundshëm ndaj pronarit të banesës ku jetojnë dy motrat, i cili është një person me precedent penal.
“Janë dy pista që unë kam. E para është ajo e Nuredin Dumanit, kjo dhe nga motrat Nikolli të cilat kanë drejtuar gishtin dhe e akuzojnë drejtpërdrejt në rrjete sociale. Në momentin që motrat Nikolli kanë shkuar të dëshmojnë në policinë gjyqësore në Elbasan janë shprehur që nuk kanë konflikte me njeri. Në të gjitha herët që janë pyetur, zyrtarisht nuk përmednin që kanë konflikte me njeri, nuk e përmendin fare emrin e Nuredin Dumanit. Herën e fundit që kanë deponuar Xhovana Nikolli ka thënë se dyshimet që ka do që t’i thotë pranë SPAK-ut.
Pista tjetër është ajo e një atentati të mundshëm ndaj pronarit që ka banesën. Është një person me një CV kriminale. Është i dënuar për prodhimin e lëndëve narkotike dhe në vitin 2017 i kanë vrarë dhe vëllanë”, tha gazetarja.
Lini një Përgjigje