TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Korrik 2024, 17:55

Aksidentohet furgoni me turistë shqiptarë në Itali, 16 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

 

Aksidentohet furgoni me turistë shqiptarë në Itali, 16 të
Furgoni i aksidentuar

Një furgon me turistë shqiptarë është aksidentuar në Itali. Mësohet se furgoni me turistë u përplas në mur. Sipas mediave fqinje, shkak i aksidentit mund të ketë qenë një defekt i frenave.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 16:00 në Katanai. Përplasja ka ndodhur në afërsi të Piazza Princessa.

Bëhet me dije se janë plagosur rreth 16 persona dhe asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara nga Meridionews.it, automjetet po lëvizin në provincën e Katanias, nga Zafferana Etnea në drejtim të Santa Venerina.

Zjarrfikësit, ekipet e policisë dhe autoambulancat shkuan në vendngjarje për të dhënë të parën.

Lini një Përgjigje